Deklarata e privatësisë

Kjo faqe interneti (në vijim referuar si “Faqja e internetit”) ofrohet nga Bayer Aktiengesellschaft.(në vijim referuar si “neve” ose “ne”). Për informacione të mëtejshme në lidhje me ofruesin e faqes së internetit, referojuni stampën tonë.

Trajtimi i të dhënave personale

Më poshtë ju ofrojmë informacion mbi mënyrën e trajtimit të të dhënave personale gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit. Nëse nuk cilësohet ndryshe në kapitujt vijues, baza ligjore për trajtimin e të dhënave tuaja personale rezulton nga fakti që një trajtim i tillë kërkohet për vënien në dispozicionin të funksionaliteteve të faqes së Internetit të kërkuara prej jush (neni 6, paragrafi 1, germa "b" i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave).

Përdorimi i faqes sonë të internetit

Qasja në faqen tonë të internetit  

Kur kërkoni faqen tonë të internetit, shfletuesi juaj do të transferojë informacione të caktuara në serverin e faqes sonë. Kjo bëhet për arsye teknike dhe nevojitet për t'iu vënë në dispozicion informacionin e kërkuar. Për të lehtësuar qasjen në faqen tonë të internetit, mblidhet, ruhet përkohësisht dhe përdoret ky informacion: 

  • Adresa e IP-së 

  • data dhe ora e qasjes  

  • Ndryshimi i zonës kohore sipas orës mesatare të Grinuiçit (GMT) 

  • Përmbajtja e kërkesës (faqja specifike) 

  • Statusi i qasjes/kodi i statusit HTTP  

  • Sasia e transferuar e të dhënave 

  • Faqja e internetit që kërkon qasje 

  • Shfletuesi, cilësimet e gjuhës, versioni i sistemit operativ të softuerit të shfletuesit dhe sipërfaqja

Gjithashtu, për të mbrojtur interesat tona legjitime, ne do ta ruajmë këtë informacion për një periudhë të kufizuar kohore me qëllim që të fillojmë gjurmimin e të dhënave personale në rast të qasjes apo përpjekjes së paautorizuar për qasje në serverët tanë (neni 6, paragrafi 1, germa "f" i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave).

Konfigurimi i skedarëve të personalizimit

Çfarë janë skedarët e personalizimit?  

Kjo faqe interneti përdor të ashtuquajturit skedarë personalizimi. Skedarët e personalizimit janë skedarë tekstesh të vogla të ruajtura në kujtesën e pajisjes përmes shfletuesit tuaj. Ato ruajnë informacione të caktuara (p.sh. gjuhën tuaj të preferuar ose cilësimet e faqeve) të cilat shfletuesi juaj (në varësi të jetëgjatësisë së një skedari personalizimi) mund të na i ritransmetojë kur të rivizitoni faqen tonë të internetit.  

Çfarë skedarësh personalizimi përdorim?  

Ne përdorim dy kategori të ndryshme të skedarëve të personalizimit. (1) skedarë personalizimi funksionalë, mungesa e të cilave do të reduktonte funksionalitetin e faqes sonë të internetit dhe (2) skedarë personalizimi opsionalë që përdoren p.sh. për analizë të faqeve të internetit dhe për qëllime marketingu. Tabelat vijuese përmbajnë informacion të detajuar për skedarë personalizimi funksionalë që ne përdorim:

Skedarë personalizimi funksionalë

Emri  

Qëllimi dhe përmbajtja  

Jetëgjatësia  

Ofruesi  

Pëlqimi 

Kjo faqe interneti nuk përdor skedarë personalizimi opsionalë. 

Si të parandaloni konfigurimin e skedarëve të personalizimit

Sigurisht që mund të përdorni faqen tonë të internetit pa bërë konfigurimin e skedarëve të personalizimit. Ju mund të konfiguroni ose të çaktivizoni plotësisht dhe kurdoherë përdorimin e skedarëve të personalizimit në shfletuesin tuaj. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë kufizim të funksioneve ose mund të ketë ndikim negativ në lehtësinë e përdorimit të faqes sonë të internetit. Ju mund ta refuzoni në çdo kohë konfigurimin e skedarëve opsionalë të personalizimit duke përdorur opsionin përkatës të refuzimit që jepet në tabelën e mësipërme.

Përdorimi i formularëve të kontaktit

Ju mund të na kontaktoni drejtpërdrejt përmes formularit të kontaktit që gjendet në faqen tonë të internetit. Veçanërisht, ju mund të na ofroni informacionin vijues:

  • Emri, mbiemri, gjinia dhe pozicioni 

  • Të dhënat e kontaktit (p.sh. adresa e email-it, numri i telefonit) 

  • Numri i transaksionit (p.sh. ID-ja e kërkesës) 

  • Mesazhi 

  • Kualifikimi profesional 

Ne përpunojmë informacionin e ofruar prej jush në formularët e kontaktit vetëm për qëllimin e përpunimit të kërkesës suaj specifike. Këtë informacion e fshijmë sapo të mos nevojitet më për përpunimin ose ndjekjen e ecurisë së kërkesës suaj. 

Informacioni për ankesat në lidhje me efektet anësore dhe cilësinë

Kjo faqe interneti nuk është parashikuar ose projektuar për komunikime në lidhje me efektet anësore, mungesën e efektit terapeutik, gabimet në mjekim, produktet e tregut gri/barnat e falsifikuara, përdorimin e pasaktë ose jo sipas etiketës, ankesat për cilësinë  

dhe/ose çështje të tjera që lidhen me sigurinë apo cilësinë e produkteve "Bayer". Nëse dëshironi të raportoni efekte anësore ose të bëni një ankesë për cilësinë, kontaktoni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor (p.sh. mjekun ose farmacistin), autoritetin vendor të shëndetësisë, ose përdorni këtë Faqe interneti për raportimin e efekteve të padëshiruara anësore.  

Nëse gjithsesi raportoni efekte anësore të padëshiruara ose probleme të tjera në lidhje me sigurinë apo cilësinë e produkteve "Bayer", ne kemi detyrimin ligjor ta trajtojmë njoftimin tuaj dhe mund t'ju kontaktojmë për qëllime sqarimi. Për rrjedhojë, mund të lindë nevoja e njoftimit të autoriteteve shëndetësore kompetente për problemet e raportuara prej jush. Në këtë rast, informacioni juaj do të përcillet në formë pseudonimi, p.sh. nuk do të përcillet informacion që ju identifikon drejtpërdrejt. Këto njoftime me pseudonim mbase mund t'jua përcjellim edhe kompanive të grupit tonë dhe partnerëve me të cilët bashkëpunojmë, në masën që edhe këta të fundit të jenë të detyruar të njoftojnë autoritetet shëndetësore kompetente përkatëse.

Transferimi i të dhënave personale për përpunimin e autorizuar

Ne do të përdorim deri në një masë të caktuar kontraktorë të shërbimeve të specializuara për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Kontraktorët e një shërbimi të tillë përzgjidhen me kujdes dhe monitorohen rregullisht prej nesh. Bazuar në marrëveshjet përkatëse me përpunuesit e të dhënave, ata do të përpunojnë të dhënat personale sipas udhëzimeve tona dhe në përputhje të rreptë me direktivat tona.

Përpunimi i të dhënave personale jashtë BE / ZEE

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen gjithashtu pjesërisht në vendet jashtë Bashkimit Evropian (“BE”) ose Zonës Ekonomike Evropiane (“ZEE”), ku mund të ketë një nivel më të ulët mbrojtjeje sesa në shtetet evropiane. Në këto raste, garantojmë një nivel mbrojtjeje të mjaftueshëm të të dhënave tuaja personale, p.sh. përmes marrëveshjeve specifike të arritura me partnerët tanë kontraktualë (kopje e disponueshme me kërkesë), ose do t'ju kërkojmë pëlqimin e shprehur për një përpunim të tillë.

Informacioni lidhur me të drejtat tuaja

Të drejtat vijuese janë përgjithësisht në dispozicionin tuaj në përputhje me ligjet e zbatueshme për privatësinë e të dhënave:  

  • E drejta e informimit lidhur me të dhënat tuaja personale të ruajtura prej nesh;  

  • E drejta për të kërkuar korrigjimin, fshirjen ose përpunimin e kufizuar të të dhënave tuaja personale;  

  • E drejta për të kundërshtuar një përpunim për arsye të interesit tonë të ligjshëm, të interesit publik ose të profilizimit, me përjashtim të rasteve kur mund të vërtetojmë ekzistencën e arsyeve detyruese dhe të justifikuara që i tejkalojnë interesat, të drejtat ose liritë tuaja, ose që një përpunim i tillë të kryhet për qëllime të konfirmimit, ushtrimit ose mbrojtjes së pretendimeve ligjore;  

  • E drejta e transferimit të të dhënave;  

  • E drejta e paraqitjes së një ankese pranë autoritetit për mbrojtjen e të dhënave;  

  • Ju mund të revokoni pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale kurdoherë dhe me efekt në të ardhmen. Për informacione të mëtejshme, referojuni kapitujve të mësipërm ku përshkruhet përpunimi i të dhënave personale sipas pëlqimit tuaj.  

Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja, adresojeni kërkesën tuaj në kontaktin e treguar më poshtë. (-> Kontakti).  

Kontakti  

ëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja, adresojeni kërkesën tuaj në formularin e kontaktit ose në zyrën për mbrojtjen e të dhënave të cilësuara më poshtë. 

 

Nëpunësi për mbrojtjen e të dhënave të grupit 

Bayer AG 

51368 Leverkusen

Ndryshimi i deklaratës së privatësisë

Ne mund ta përditësojmë herë pas here deklaratën tonë të privatësisë. Përditësimet e deklaratës së privatësisë do të publikohen në faqen tonë të internetit. Të gjitha ndryshimet hyjnë në fuqi pas publikimit në faqen tonë të internetit. Për rrjedhojë, ne rekomandojmë që të vizitoni rregullisht faqen tonë për të qenë të informuar me përditësimet e mundshme.  

  

Përditësimi i fundit:  13.02.2019.